
SPAK ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për krybashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailajn, i cili akuzohet se fshehu të shkuarën dhe problemet me drejtësinë në Greqi.
Gjatë leximit të pretencës nga SPAK, Qerim Ismailaj s’ka qenë i pranishëm në seancën e sotme, por është përfaqësuar nga avokati.
Advertisement
Qerim Ismailaj u denoncua nga PD për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Pas 2 javësh pritet të jetë seanca e vendimmarrjes nga Gjykata e Posaçme.
Në rast të gjetjes fajtore dhe dënimit Qerim Ismailaj humb mandatin e kryebashkiakut. Pretenca e SPAK për veprën penale të falsifikimit të formularëve vulave e stampave.
Advertisement