Ky është 32-vjeçari, Lear Kurti që ndërroi jetë pas shoqërimit nga Policia e Komisariatit nr.3.
Kurti ndërroi jetë gjatë mesnatës pas ndjekjes dhe shoqërimit nga Policia.
Advertisement
Fillimisht Agjensia e Mbikqyrjes Policore njoftoi se i riu ndërroi jetë në spital por punonjësit e spitalit të Traumës thanë për Vizion Plus se 32-vjeçari kishte mbërritur në urgjencë pa shenja jete.
Burime për Vizion Plus thanë se i riu ishte përdorues I lëndëve narkotike dhe vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Advertisement