minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Çfarë ka folur me Dijonisin jashtë kamerave? Mariana Kondi thyen heshtjen - Struga.info


Çfarë ka folur me Dijonisin jashtë kamerave? Mariana Kondi thyen heshtjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë ka folur me Dijonisin jashtë kamerave? Mariana Kondi thyen heshtjen

Mariana Kondi vendosi të lërë në mes garën në “Ferma VIP” më  8 maj. Vendimi i aktores erdhi dy ditë pas largimit nga ambientet e fermës, ku humbi sfidën përballë Xhesikës. Ajo u dërgua në Arameras, po vendosi që të tërhiqej. E ftuar ditën e sotme në “Vizioni i Pasdites”, aktorja ka folur për takimin e saj me Dijonisin. Kujtojmë që disa ditë më parë, Dijonis Biba vendosi të largohej nga “Ferma VIP”, por u rikthye mbrëmjen e djeshme me votat e publikut.

Mariana Kondi: Dijonisi…sa i mirë është. Nuk e njihja, më vinte nga mbrapa më thoshte disa gjëra shumë të bukura. Albano, Renisi, Flori i shkëlqyer, Ditea, Baby G, Xhesika. Është një femër shumë punëtore, këngëtare e shkëlqyer. Është pak e rrëmbyer, s’ka asgjë të keqe.

Nuk do kthehesha. Unë kam dalë në momentin e duhur. Unë nisem në Boston. Është që projekt shumë i bukur, bëhet për herë të parë “Noli Festival albania”. Do të xhiroj edhe një film me Dijonisin.

Brikena Prifti: Çfarë ka folur jashtë kamerave?

Advertisement

Mariana Kondi: Ne qeshëm, sa u pamë u përqafuam dhe i thashë “ore ti si erdhe afër meje”. “Se di o motër Marjanë si erdha te ty”, tha. Është një lloj telepatie. Ikëm hëngrëm një drekë të dy, na shikonin njerëzit. Diskutuam gjëra të bukura, diskutuam edhe për filmin./vizionplus.tv 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy