
Të rinjë të FRPD Lezhë kanë protestuar këtë mbrëmje para komisariatit të Lezhës pas vdekjes se 32-vjeçarit Lear Kurti në ambientet e komisariatit të Policisë në Tiranë.
Të rinjtë lezhjan ndezën qirinj pranë portës së komisariatit në shenje homazhi ndaj të riut.
Advertisement
Ata hodhën akuza ndaj policisë pasi Learti mund të ishte secili prej nesh.
Anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike thanë se praktikat e ndjekura nga kjo qeveri po bëjnë që shumica e të rinjëve të lënë Shqipërinë edhe pse Rama i ka kërcënuar se do tu mbajë diplomat.
Advertisement
Pasi ndezën qirinjtë, të rinjtë u larguan në mënyrë paqësore.
Advertisement