Një ditë pasi bëri betimin para presidentit Matarela, Xhorxhia Meloni i është drejtuar sot pallatit qeveritar, ku u prit nga kryeministri në largim, Mario Draghi.
Pas ceremonisë tradicionale, ai uroi Melonin për detyrën e re.
Advertisement
Ndërkohë, gjatë orëve të pasdites do të mbahet mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave, e cila do të vijojë, si akt i pare për nisjen e detyrës për Melonin.
Xhorxhia Meloni do të jetë kryeministrja e parë grua në historinë e Italisë dhe liderja e parë e konsideruar e ekstremit të djathtë, që vjen në krye të vendit, që nga lufta e dytë botërore.
Advertisement