minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Akuzohet për përdhunime në Greqi, shqiptari dyshohet se është kthyer në Vlorë. Çfarë zbuloi ADN-ja - Struga.info


Akuzohet për përdhunime në Greqi, shqiptari dyshohet se është kthyer në Vlorë. Çfarë zbuloi ADN-ja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzohet për përdhunime në Greqi, shqiptari dyshohet se është kthyer në Vlorë. Çfarë zbuloi ADN-ja

Episode tronditëse të dhunës seksuale janë zbuluar në Greqi, ku një 45-vjeçar shqiptar ka përdhunuar një 34-vjeçare greke në orët e para të së dielës së kaluar në një stacion autobusi.

 

 

I njëjti person ka tentuar të përdhunojë edhe një 24 vjeçare në 23 tetor të këtij viti.

Advertisement

 

 

Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari është larguar nga Greqia të enjten e kaluar drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës. Autoritetet greke kanë arritur të zbulojnë se ai është autori nëpërmjet materialit gjenetik, ADN-së që kishte lënë në makinën e njërës prej vajzave që sulmoi.

 

Advertisement

 

Autori ka si shenjë identifikuese edhe një tatuazh.

 

 

Advertisement

45-vjeçari jetonte me nënën e tij prej 3 vitesh në Greqi pasi thuhet se ishte i divorcuar nga bashkëshortja, ndërkohë është dhe babai i dy fëmijëve.

 

 

Ai përshkruhet si një person i dhunshëm, i alkoolizuar, me sjellje problematike, i cili dhunonte nënën e tij, bazuar dhe në dëshmintë e fqinjëve të cilët shpesh e dëgjonin të bërtiste.

Advertisement

 

 

Ndaj 45-vjeçarit shqiptar tashmë në arrati, janë ngritur akuza për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy