E frikshme në Greqi/ Gjendet një trup i groposur, dyshohet se është i shqiptarit të arratisur nga burgu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një fushë bujqësore në rrugën rurale Thivon-Mourikiou të hënën në mëngjes në Greqi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, dyshohet se viktima është shqiptar. Kjo pasi me trupin e pajetë janë gjetur edhe disa dokumente, të cilat i përkasin një shqiptari megjithatë ende nuk është bërë publik emri i viktimës.

Advertisement

Ai rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Megjithatë, mediat shkruajnë se do të vijojnë ekzaminimet për të zbuluar nëse trupi i pajetë është me të vërtetë i shqiptarit, apo jo.

Media greke, Protothema, shkruan se skeleti i trupit të pajetë u gjet në një distancë prej 8 metrash nga rruga. Dyshohet se personi në fjalë është vrarë dhe më pas varrosur me shpresën se nuk do të gjendet kurrë.

Advertisement

Ekzaminimet po vijojnë për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes mirëpo kjo e bën të vështirë fakti se trupi ishte shumë i dekompozuar.

Ndërkohë media të tjera raportojnë se dokumentet u gjeten në veshjet e viktimës. Sipas vradini.gr, ato i përkasin një 45-vjeçari i cili ishte arratisur nga burgu në Patra.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy