
Sali Berisha ka sulmuar Presidentin turk Erdogan.
Teksa foli për marrëdhënien midis dy vendeve, Berisha tha në ‘Quo Vadis’ se PD nuk do të lejojë kurrë cënimin e sovranitetit të vendit nga Ankaraja.
Ai tha se nëse Erdogan, e konsideron Shqipërinë si një provincë të ish-Perandorisë, kjo vetëm i prish marrëdhëniet.
“Kam qenë shumë serioz e kam punuar gjithë jetën për marrëdhënie shumë të mira me Turiqnë. Edhe do punoj. Por kurrë që Ankaraja të trajtojë Shqipërinë si një provincë të saj.
Si e ndieja veten unë sot para fëmijëve që iu mbylli kopshtin Edi Rama me turpin e tij?
Nëse Erdogan nënkupton marrëdhëniet me Shqëipërinë si me një provincë të dikurshme të ish-Perandorisë, kjo është vetëm dëmtim serioz i marrëhdë dhe unë deklaroj që PD nuk do ta pranojë kurrë një gjë të tillë dhe cënimin e sovranitetit.”– u shpreh Berisha.
Advertisement