Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mirëpritur sot Tiranë, Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë.
Vizita e delegacionit të nivelit të lartë nga Azerbajxhani, ku Presidenti Aliyev shoqërohet ndër të tjera dhe nga anëtarë të kabinetit qeveritar, shënon një pikë të rëndësishme të marrëdhënies dypalëshe Shqipëri-Azerbajxhan.
Advertisement
Kreu i Shtetit të Azerbajxhanit u prit në një ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.
Advertisement
Presidenti Begaj dhe Presidenti Aliyev po mbajnë aktualisht një deklaratë për mediat.