minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë/ Plagoset pasagjerja 68 vjeçare - Struga.info


Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë/ Plagoset pasagjerja 68 vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë/ Plagoset pasagjerja 68 vjeçare

Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të kësaj të marten ë aksin rrugor Levan-Tepelenë.

 

Policia njofton se makina që drejtohej nga 38 vjeçari E.B ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

 

Advertisement

Si pasojë e kësaj, ka mbetur e plagosur pasagjerja që ishte në mjet, 68 vjeçarja me iniciale U.B.

 

Kjo e fundit, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Fier / Informacion paraprak

 

Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në afërsi të fshatit Gorishovë, shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Drizë, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

 

Advertisement

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja U. B., 68 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy