Aksident në Përmet/ Makina del nga rruga dhe përplaset me barierat anësore, plagoset pasagjerja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Përmet/ Makina del nga rruga dhe përplaset me barierat anësore, plagoset pasagjerja

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Përmet.

 

30 vjeçari me iniciale J.L teksa ka qenë duke drejtuar mjetin tip Toyota, ka humbur kontrollin, duke u përplasur me barierat anësore dhe ka dalë nga rruga.

 

Advertisement

Si pasojë e kësaj, është plagosur 41 vjeçarja L.U, që ishte pasagjere në mjet, e cila ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Përmet/Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 17:45, në aksin rrugor Përmet – Çarshovë, në vendin e quajtur “Strëmbec”, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me barierat anësore të urës dhe më pas ka dal nga rruga.

 

Për pasojë është dëmtuar pasagjerja, shtetasja L. U., 41 vjeçe, e cila është transportuar në Spitalin e Përmetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Advertisement

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy