Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Makina përplaset me trafikndarësen, plagoset rëndë shoferi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin Pogradec-Korçë/ Makina përplaset me trafikndarësen, plagoset rëndë shoferi

Një aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Tyrbes së fshatit Pirg vetëm pak metra më larg kryqëzimit të këtij fshati.

 

Advertisement

Burime të siguruara thanë se një 65 vjeçar së bashku me një person tjetër kanë qënë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Korçës kur mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen metalike.

 

Goditja ka qënë aq e fortë sa trafikndarësja ka hyrë brenda mjetit duke i shkaktuar plagë të shumta drejtuesit të mjetit tip ‘Audi’. Është dashur ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës që kanë bërë të mundur nxjerrjen e 65 vjeçarit nga mjeti.

 

Advertisement

Burime të policisë së qarkullimit rrugor thanë se drejtuesi i mjetit nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin e mjetit duke shkaktuar goditjen e fortë në fillimin e trafikndarëses. Policia nuk e përjashton edhe mundësinë e një përgjumje të drejtuesit të mjetit ashtu siç nuk e përjashton mundësinë e një problemi shëndetësor pasi në momentin e aksidentit drejtuesi i mjetit nuk ka kryer manovër të gabuar ashtu siç nuk ka pasur mjet tjetër ti vinte përballë.

 

Megjithatë policia po heton për shkaqet e aksidentit. 65 vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spitalin e Korçës. Mjekët nuk kanë bërë për momentin asnjë koment për gjendjen e tij.

Maliq/Informacion paraprak

Advertisement

Më datë 25.06.2022, rreth orës 13:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi I. C., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi I. C. dhe pasagjeri shtetasi Sh. C., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy