Video-Aksident në Korçë/ Makina përfundon në lumë, plagoset 26 vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-Aksident në Korçë/ Makina përfundon në lumë, plagoset 26 vjeçari

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Voskopojë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tregut të bagëtive tek Ura e Turanit. Burime  thanë se drejtuesi i mjetit, një 26 vjeçar, ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Voskopojës kur në hyrje të urës është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke përfunduar në lumë. Sipas ekspertëve, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara në momentin e hyrjes në urë, duke humbur kontrollin e mjetit.

Burime nga bluzat e bardha konfirmojnë se 26 vjeçari ka marrë disa plagë në trup por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy