minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Për shkak të coronavirusit, besimtarët myslimanë nga Maqedonia sivjet nuk shkojnë për Haxh - Struga.info


Për shkak të coronavirusit, besimtarët myslimanë nga Maqedonia sivjet nuk shkojnë për Haxh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkësia Fetare Islame (BFI) nuk do të organizojë shkuarjen në haxh pas njoftimeve se Arabia do të pranojë numër të kufizuar për Haxh.

Në njoftimin e Rijasetit që është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu thuhet se arsyet janë rreziku nga Covid-19 dhe kufizimet që i solli Arabia.

“Në bazë të vendimit të marrë nga Ministria e Haxhit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, mekeqardhje ju njoftojmë se këtë vit, kryerja e këtij farzi është anuluar si pasojë e masave të marra për shkak të pandemisë Covid-19”, shprehen nga BFI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nisur nga ky vendim i autoriteteve të Arabisë Saduite, thuhet në kumtesën e BFI, të cilin duke pasur parasysh mbrojtjen e shëndetit dhe qytetarëve tanë edhe BFI-ja e mbështet, Rijaseti i BFI-së, si organ legjitim për organizimin e kryerjes së kushtit të pestë islam – Haxhit, nuk do të kryejë asnjë procedurë lidhur me Haxhin për vitin 2020./Telegrafi/

Advertisement

The post Për shkak të coronavirusit, besimtarët myslimanë nga Maqedonia sivjet nuk shkojnë për Haxh appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy