
Një korsi e aksit Librazhd-Prrenjas është bllokuar si pasojë e rënies së gurëve.
Gurët kanë rënë në vendin e quajtur kthesa e Nogut në afërsi të fshatit Hotolisht.
Advertisement
Nga bllokimi i korisisë është krijuar rradhë e gjatë automjetesh dhe vështirësi në qarkullim.
Siç duket në pamje policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për orjentimin e trafikut. Rënia e errësirës e vështirëson akoma më shumë lëvizjen e mjeteve , ndaj kërkohet që drejtuesit të tregojnë kujdes.
Advertisement