Rënie gurësh në rrugën e Arbërit/ Vështirësohet qarkullimi, policia: Ulni shpejtësinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rënie gurësh në rrugën e Arbërit/ Vështirësohet qarkullimi, policia: Ulni shpejtësinë

Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme në rrugën e Arbërit. Më e vështirë situata paraqitet në bypassin e Murrizit, ku ka pasur rënie të shumta gurësh.

 

Për pasojë, qarkullimi i automjeteve është rënduar, pasi drejtuesit e kanë pasur të vështirë lëvizjen.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, autoritetet kanë nisur punën për pastrimin e këtij segmenti, ndërsa këshillojnë shoferët që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë, me qëllim evitimin e aksidenteve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy