
Matilda Pavaci, është një nga 60 mësimdhënësit që u shpërblyen me titullin “Mësues i vitit 2022”.
Me një eksperiencë 38-vjeçare në lëndën e gjuhës shqipe, që nisi në Bubq dhe vijon në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet, ajo u vlerësua për kontributin e saj në përmirësimin e cilësisë së arsimit.
MATILDA PAVACI
MËSUESE E GJUHËS SHQIPE, SHKOLLA “FAN NOLI” TIRANË
AdvertisementTë them të drejtën jam ndier shumë e emocionuar, shumë e kënaqur dhe mbi të gjitha shumë e privilegjuar që mora këtë vlerësim. Më erdhi si dhuratë për fundvitit. Është i njëjti emocion që më shoqëron përsëri, si ditën e parë edhe në vazhdimësi. Shoh nxënës të mi që kanë mbaruar shkollën 9 vjeçare dhe gjimnazin dhe më marrin shpeshherë për festat e fundvitit dhe në veçanti për dittën e 7 marsit kur marr urimet më të bukura.
Krahas mësuesve, risia e këtij viti ishte edhe vlerësimi i punës së psikologut.
Orsjola Miha, e angazhuar pranë zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar dhe në shkollën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, është një nga 10 psikologët që mori titullin “Psikologu i vitit” kryesisht për punën me fëmijët me aftësi të kufizuara.
ORSJOLA MIHA
PSIKOLOGE
Ishte surprizë edhe për mua. Kam filluar punë në shërbimin psiko social qëkur ministria e arsimit për herë të parë në 2004 vendosi të eksperimentonte shërbimin psiko-social në shkolla. Është domethënëse që ka një vëmendje të shtuar ndja këtij shërbimi. Kryesisht jam marrë me çështjet e dhunës dhe të fëmijëve me aftësi të kufizuar, fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për shërbime të specializuara. Eksperienca e gjatë në punë prej 18 vitesh si pjesë e shërbimit psiko social ka qenë një nga faktorët që mund ta ketë ndikuar përzgjedhjen tonë.
Advertisement
Për mësuesit dhe psikologët e përzgjedhur nga ministria e Arsimit, u shpërndanë certifikata me motivacionin “Mirënjohje për kontributin e dhënë në edukimin e brezave, formimin e qytetarëve të denjë dhe lartësimin e figurës së mësuesit”.