Pandemia shtoi ankthin te fëmijët/ Psikologët: COVID ndryshoi komunikimin mes të vegjëlve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pandemia shtoi ankthin te fëmijët/ Psikologët: COVID ndryshoi komunikimin mes të vegjëlve

Pandemia ka ndikuar edhe në arsim dhe veçanërisht te nxënësit në mënyrën se si ata i kanë përjetuar përshtatjet ndaj ndryshimeve. Sipas psikologëve të shkollës, përgjatë këtij viti nën ndikimin e Covid 19, janë rritur rastet e ankthit te fëmijët.

 

ORIOLA HETA

PSIKOLOGE, SHKOLLA “MIHAL GRAMENO”

Advertisement

“Janë të shtuara në fakt rastet kur prindërit apo mësuesit kanë referuar fëmijët të cilët kanë nevojë që të ndërhyen dhe mbështeten pikërisht për shkak të nivelit të lartë të ankthit dhe të stresit që ato kanë akumuluar gjatë kësaj periudhe dhe gjatë kësaj situate në të cilën jemi. Është bërë maksimumi brenda shkollës që t’u jepet ndihma, dhe kur rastet kanë qenë të agravuara dhe kanë patur nevojë për ndërhyrje më të specializuar sigurisht që janë referuar.”

 

Ndërsa diktimi i disa rregullave të protokollit që parandalojnë përhapjen e infeksionit, ka zhvilluar te nxënësit një mënyrë të re komunikimi.

 

Advertisement

“Ka ndikuar në mënyrën se si fëmijët komunikojnë dhe përshëndeten me njëri- tjetrin, janë gjetur  mënyra alternative për të vazhduar dhe ruajtur afrimitetin mes njëri-tjetrin. Nëse dikur mund të përqafoheshim, sot mund të japim një përqafim në distancë.”

 

Edhe mësimi i kombinuar, nga njëra anë ka ndihmuar fëmijët të mos humbasin totalisht kontaktin me institucionin, por nga ana tjetër sipas psikologëve i largon ato nga një rutinë e përditshme.

 

Advertisement

“Por ndikon sepse prish rutinën, nuk je më me atë ankthin pozitiv për t’u ngritur në mëngjes, për t’u bërë gati, për të shkuar në klasë, ai kontakti i drejtpërdrejtë me mësuesin, forma e re e të mësuarit online.”

Gjatë periudhës kur shkollat ishin të mbyllura dhe mësimi vijonte në distancë, edhe këshillimi me psikologun e shkollës është bërë online.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy