
E shtuna shënon nisjen e grevës së urisë së personave me aftësi të kufizuar në Elbasan.
Mosgjetja e një zgjidhjeje me Ministrinë e Shëndetësisë për heqjen e pagesës së paaftësisë i ka detyruar para dhe tetraplegjikët që të marrin vendimin ekstrem.
Ata kërkojnë shfuqizimin e një vendimi të qeverisë që i detyron të shkojnë vazhdimisht për kontroll pranë Kempit Epror, pavarësisht se kanë statusin e invalidit të përhershëm. Po ashtu, ky vendim u kushtëzon edhe ndihmën e paketës higjeno-sanitare.
Është e padrejtë. Fëmija im është objekt i palëvizshëm. Atje ku e lë atje e gjen. Nëse nuk gjendet rrugëzgjidhje dhe ne do ngordhim këtu ku jemi.
Të dëshpëruar, para dhe tetraplegjikët theksojnë se po trajtohen në menyre selektive pasi një pjese të tyre u është hequr fare Kempi.
Në 8 dosje, t’i hiqet kempi djalit tim që ka lindur paraplegjikë? Është selektive.
Në rang vendi nga kjo VKM penalizohen afërisht 3000 persona me aftësi të kufizuar, ndërsa kjo është protesta e dytë që kjo kategori zhvillon.