Banorët e “5 Majit” sërish në protestë; paralajmërojne grevë urie

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Banorët e “5 Majit” sërish në protestë; paralajmërojne grevë urie

Banorët e lagjes së “5 majit” dhe Laprakës kanë protestuar sërish këtë të diel para ambienteve të  kryeministrisë.

 

Të indinjuar ata u shprehen se shembja e banesave të tyre nga projekti i rindërtimit dhe ai i unazës është vendim i padrejtë.

 

Advertisement

Edhe fëmijët iu bashkuan prindërve të tyre në protestën kundër shembjes së shtëpive.

 

Banoret i lanë afat qeverisë dhe bashkisë së Tiranës deri të martën dhe paralajmëruan grevë urie, nëse kërkesat nuk merren parasysh.

 

Advertisement

430 banesa do të preken nga zbatimi i projektit të rindërtimit dhe ai i unazës së madhe të Tiranës.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy