minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Komisioni për Sëmundje Infektive të hënën do të bëjë kontrolle në aeroportet e Maqedonisë - Struga.info


Komisioni për Sëmundje Infektive të hënën do të bëjë kontrolle në aeroportet e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas vendimit të djeshëm të qeverisë për hapjen e të gjitha vendkalimeve kufitare, qytetarët e Maqedonisë dhe të huajt do të mund të lëvizin pa probleme, pa pasur nevojë t’i nënshtrohen një testi PCR për coronavirus dhe pa u detyruar të qëndrojnë në vetizolim ose karantinë shtetërore.

Vendimi u mor nga qeveria në një seancë të martën, pas së cilës kryeministri Oliver Spasovski tha se nuk ishte një vendim politik, të cilin shumë e kanë lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas tij, vendimi për hapjen e kufijve është marrë pas të gjitha analizave epidemiologjike dhe sipas mendimit të dhënë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Sa i përket hapjes së aeroporteve, ajo duhet të ndodhë më 1 korrik. Komisioni për Sëmundje Infektive njoftoi të hënën se do të bëjë një inspektim përfundimtar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, si dhe në Aeroportin e Ohrit, me qëllim të plotësimit dhe zbatimit të plotë të protokolleve dhe masave mbrojtëse para fillimit zyrtar./Telegrafi/

The post Komisioni për Sëmundje Infektive të hënën do të bëjë kontrolle në aeroportet e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy