minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Komisioni për Sëmundje Infektive me masa reciprociteti për hapjen e kufijve të Maqedonisë - Struga.info


Komisioni për Sëmundje Infektive me masa reciprociteti për hapjen e kufijve të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në seancën e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) u diskutuar për procesin e hapjes së kufijve, gjegjësisht për atë se çfarë propozimi të japin deri tek Qeveria, sepse kjo është një nga masat e fundit që duhet të së shpejti të shfuqizohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga KSI thonë se do të vlejnë masat e reciprocitetit me vendet.

“Një test për coronavirus nuk do të kërkohet për të hyrë në vendin tonë nga Serbia, sepse Serbia nuk kërkon nga qytetarët tanë, i njëjti do të jetë rasti edhe me Shqipërinë. Sa për vendet e tjera fqinjë, Greqia njoftoi hapjen e kufijve në 1 korrik, por ende nuk ka asnjë informacion specifik se si do të zhvillohet fluksi i udhëtarëve midis vendit tonë dhe Greqisë. Në të njëjtën kohë, kufijtë me Bullgarinë mbeten të mbyllura”, thonë nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

“Për hapjen e kufinjëve, do të flitet dhe do të vendoset gjatë ditës së sotshme (22 qershor)” foli për këtë temë Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë në konferencën për shtyp.

Advertisement

Në lidhje me hapjen e dy aeroporteve të vendit, gjegjësisht atij të Shkupit dhe Ohrit, nga KSI thonë se për këtë as që kanë diskutuar./Telegrafi/

The post Komisioni për Sëmundje Infektive me masa reciprociteti për hapjen e kufijve të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy