Zelensky: Takimi radhës mes Ukrainës dhe BE-së do të mbahet në Kiev

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një takim në Kiev më 3 shkurt për të diskutuar mbështetjen financiare dhe ushtarake, tha zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar të hënën.

 

 

Presidenti Zelensky diskutoi detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në telefonatën e tij të parë të vitit, thuhet në deklaratë.

Advertisement

 

 

“Palët diskutuan rezultatet e pritshme të takimit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev dhe ranë dakord të intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e presidentit ukrainas.

 

Advertisement

 

Udhëheqësit biseduan për furnizimin me armë “të përshtatshme” dhe një program të ri ndihme financiare prej 19 miliardë dollarësh për Ukrainën. Sipas deklaratës, zoti Zelenskyy kërkoi që kësti i parë i kësaj ndihme të dërgohej këtë muaj.

 

 

Advertisement

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian hapi rrugën për të ashtuquajturën “mega-marrëveshje”, e cila parashikon ndihma të mëdha financiare për Ukrainën, përfshirë vendosjen e një takse prej 15 për qind mbi korporatat globale për të mbështetur Kievin.

 

 

Masa pasoi një thirrje të pasionuar nga presidenti Zelensky që mosmarrëveshjet e brendshme të bllokut me 27 vende të mos pengojnë mbështetjen e tij për Kievin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy