Mbyllen bisedimet mes Kievit dhe Moskës/ Ja kur pritet të mbahet takimi i radhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllen bisedimet mes Kievit dhe Moskës/ Ja kur pritet të mbahet takimi i radhës

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka shpërndarë një mesazh në Twitter, ku thotë se negociatat me zyrtarët rusë “do të vazhdojnë nesër”.

 

Duke ofruar një sasi të vogël shprese, ai theksoi se mund të ketë “hapësirë ​​për kompromis”.

 

Advertisement

“Një proces negociatash shumë i vështirë. Ka kontradikta thelbësore. Por sigurisht që ka vend për kompromis”, nënvizoi ai.

 

Kjo pason një sërë komentesh të tjera gjatë ditëve të fundit që tregojnë se kishte njëfarë optimizmi për përparimin në negociata, ku Putin kishte konfirmuar gjatë fundjavës se kishte pasur disa “ndryshime pozitive” në bisedimet mes palëve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy