U bë nënë për herë të dytë, Olta Boka zbulon emrin me prejardhje ilire të vogëlushit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U bë nënë për herë të dytë, Olta Boka zbulon emrin me prejardhje ilire të vogëlushit

Këngëtarja e famshme shqiptare e cila para pak ditësh u bë nënë për herë të dytë, Olta Boka, ka ndarë një detaj shumë të bukur me të gjithë ndjekësit në instagramin e saj edhe pse periudhën e shtatëzënisë e kishte plotësisht jashtë vëmendjes publike.

Këngëtarja zbuloi se djalin kanë vendosur ta quajnë Brel, emër të cilin e kishte zgjedhur gjyshi i vogëlushit, vjehërri i artistes. Brel siç shkruan Olta, është një emër i hershëm ilir të cilëve u kishte pëlqyer që në momentin e parë që e dëgjuan.

“Kur mora vesh që isha shtatzënë, bashkë me Ivin, vendosëm që nëse do ta kishim djalë, emrin do të ja vendoste gjyshi Shezo. Dhe kështu u bë! BREL ishte emri që zgjodhi babo Shezo dhe ne na tingëlloi që herën e parë që e dëgjuam.
Përveçse kishte prejardhje të lashtë ilire, (gjithmonë më kanë pëlqyer emrat që mbartin të shkuarën shqiptare), gjyshi uroi të ishte pasardhësi i vlerave të trashëguara nga prindërit e tij kudo të shkelte e të lerë gjurmën e tij gjatë jetës me të njëjtën madhështi edhe si Jacques Brel”, ka shkruar këngëtarja/Living.al/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy