Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e shënimit të 7 majit – Ditës së Policisë, nesër në një pjesë të Shkupit do të zbatohet regjim i veçantë i komunikacionit.

Bulevardi KAÇKM në “Novo Lisiçe” të Shkupit, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nesër nga ora 08:00 deri në orën 18:00 do të jetë i mbyllur për qarkullim.

Bulevardi do të mbyllet në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Srbija” deri në kryqëzimin me bulevardin “Fushatat e shkurtit”.

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që t’u binden urdhrave të dhëna nga zyrtarët policorë./Telegrafi/

Advertisement

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy