Gjykata e Shkalles se pare Shkoder ka caktuar masen e sigurise Arrest me burg për Orjana Gremi 32 vjeçaren hodhi foshnjën e saj në lumin Kir pak ditë më parë.
Ne seancen gjyqesore 32 vjeçarja nuk ka folur. Ndërsa avokatja e saj Bruna Pepa e caktuar kryesisht nga Gjykata, ka kerkuar ndryshimin e vepres penale nga vrasje në rrethana tjera cilësuese, në vrasje e të miturve.
Një këreksë e tillë është refuzuar nga Gjykatësi Orget Nazaj i cili ka lene ne fuqi kerkesen e prokurores Franceska Lekani dhe cilesimin e vepres penale.
32 vjeçarja Orjana Gremi do i nenshtrohet edhe nje ekspertimi psikologjik.
Pak ditë më parë, vetëm 8 ditë pasi lindi në maternitet, ajo hodhi foshnjën e saj të sesit mashkull në lumin Kir pranë Postribës, duke I shkaktuar vdekjen.
Më pas deklaroi në polici se e bëri këtë veprim pasi nuk e mbante dot.
Orjana Gremi jetonte me dajën e saj, por ende nuk dihet se cili ka qënë babai I fëmijes.