“Nuk e mbaja dot”/ Lihet në burg 32-vjeçarja nga Shkodra që hodhi foshnjen e vet në lum

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk e mbaja dot”/ Lihet në burg 32-vjeçarja nga Shkodra që hodhi foshnjen e vet në lum

Gjykata e Shkalles se pare Shkoder ka caktuar masen e sigurise Arrest me burg për Orjana Gremi 32 vjeçaren hodhi foshnjën e saj në lumin Kir pak ditë më parë.

 

Ne seancen gjyqesore 32 vjeçarja nuk ka folur. Ndërsa avokatja e saj Bruna Pepa e caktuar kryesisht nga Gjykata, ka kerkuar ndryshimin e vepres penale nga vrasje në rrethana tjera cilësuese, në vrasje e të miturve.

 

Advertisement

Një këreksë e tillë është refuzuar nga Gjykatësi Orget Nazaj i cili ka lene ne fuqi kerkesen e prokurores Franceska Lekani  dhe cilesimin e vepres penale.

 

32 vjeçarja Orjana Gremi do i nenshtrohet edhe nje ekspertimi psikologjik.

 

Advertisement

Pak ditë më parë, vetëm 8 ditë pasi lindi në maternitet, ajo hodhi foshnjën e saj të sesit mashkull në lumin Kir pranë Postribës, duke I shkaktuar vdekjen.

 

Më pas deklaroi në polici se e bëri këtë veprim pasi nuk e mbante dot.

 

Advertisement

Orjana Gremi jetonte me dajën e saj, por ende nuk dihet se cili ka qënë babai I fëmijes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy