“Pakoja e Madhe”/ Rama: Nënat kryefamiljare kanë marrë bonusin e premtuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pakoja e Madhe”/ Rama: Nënat kryefamiljare kanë marrë bonusin e premtuar

“Pakoja e Madhe” e premtuar nga kryeministri Edi Rama në fund të vitit 2022 është hapur që prej një janarit ku kanë përfituar nënat të cilat janë me 3 fëmijë dhe nuk kanë mundësi të futen në punë, personat me ndihmë dhe përkrahje sociale.

 

Po ashtu, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara morën nga 8.000 lekë.

 

Advertisement

Veç tyre dhe nënat kryefamiljare do të kishin mundësi që të aplikonin për të përfituar ndihmën për pagimin e sigurimeve shoqërore nga shteti.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama është shprehur se tashmë nënat kryefamiljare e kanë marrë bonusin e premtuar dhe se i uron shëndet dhe një vit sa më të mbarë.

 

Advertisement

Të gjitha nënat kryefamiljare e morën këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur”, shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy