Rama: 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit bonusin e bebes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit bonusin e bebes

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit bonusin e bebes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky përfitim për bebet vjen në kuadër të programit të mbrojtjes sociale të qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë.

“Më shumë se 32 mijë të porsalindur kanë përfituar këtë vit nga #BonusiBebes😇, programi i mbrojtjes sociale i qeverisë, që vijon të mbështesë çdo fëmijë që vjen në jetë me 40,000 lekë nëse është fëmija i parë i familjes; 80,000 lekë për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, shkruan Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy