Rama nxjerr shifrat: Bonusi i bebes merret si brenda, edhe jashtë Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama nxjerr shifrat: Bonusi i bebes merret si brenda, edhe jashtë Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën këtë të mërkurë me statistika për fëmijët e lindur gjatë gjysmës së parë të vitit 2021 dhe përfitimin e bonusit të bebes.

 

Sipas shefit të qeverisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij vitit kanë ardhur në jetë 20 mijë fëmijë, që kanë marrë edhe bonusin. Rama sqaroi në “Facebook” se ky bonus mund të përfitohet si për fëmijët e lindur brenda Shqipërisë, ashtu edhe për ata të lindur jashtë.

 

Advertisement

“MIRËMËNGJES 😇

dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë🙏🏼

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy