Kapet “skifteri” 16-vjeçar në Vlorë; bashke me shokun e tij kryen të paktën tetë vjedhje, thyenin xhamat me gurë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kapet “skifteri” 16-vjeçar në Vlorë; bashke me shokun e tij kryen të paktën tetë vjedhje, thyenin xhamat me gurë

Policia e Vlorës ka zbardhur 8 vjedhje të kryera në banesa dhe biznese të ndryshme.

 

Në pranga ka rënë një 16-vjeçar, ndërsa në kërkim është shpallur 18-vjeçari Sulejman Velaj.

 

Advertisement

Mësohet se i mituri ishte në arrest shtëpie, i dënuar edhe më herët për vjedhje.

 

Dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer të paktën 8 grabitje, duke marrë sende me vlerë dhe shuma të mëdha parash.

 

Advertisement

Vecanti e ketyre hajduteve ishte se perdornin gure te medhenj per te thyer xhamat e dyqaneve dhe bizneseve te cilet ata grabisnin.

 

Policia po heton për të provuar edhe për vjedhje të tjera, që dyshohet se janë kryer nga dy të rinjtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy