
Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Gjirokastër.
Fillimisht burri, duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin e ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur.
Advertisement
Më pas ka ndërruar jetë në spital.
Gjirokastër/ Informacion paraprak
AdvertisementRreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Advertisement