Aksident i rëndë në Gjirokastër, ndërron jetë 32-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident i rëndë në Gjirokastër, ndërron jetë 32-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në Gjirokastër.

 

Një automjet tip ‘Benz’ është përplasur me automjetin tip zetor.

 

Advertisement

Për fat të keq nga aksidenti ka mbetur i vdekur drejtuesi i zetorit, 32-vjeç dhe është plagosur drejtuesi i ‘benzit’.

 

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Advertisement

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të fshatit Kakavije, automjeti tip “Benz “, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me automjetin tip zetor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i zetorit, shtetasi Ll. Ç., si dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit “Benz”, shtetasi I. M., i cili u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy