
Donald Trump do të bëjë gjithçka për t`u rizgjedhur. Kundërshtarët e tij janë të kufizuar sepse besojnë në demokraci.
Trumpi nuk ka limite sepse nuk beson, thotë “The Guardian”. Gazeta përmend sondazhet e fundit që favorizojnë Joe Biden, por shton se ekspertët kanë paralajmëruar për manovra të pista nga ana e presidentit. Ja disa mënyrat që ai mund të përdorë:
1.Ta shpallë veten mbi ligjin
2.Të përhapë një alarm racizmi, duke kërkuar “ligj dhe rend” e duke I përshkruar protestuesit si “banditë”, “shtresë e ulët” dhe “rebelë dhe grabitësit”. Duke e përshkruar Covid-19 si “kung-grip”. Duke ripostuar shënime nga supremacistët e bardhë.
3.Duke caktuar një Prokuror të Përgjithshëm më besnik ndaj tij sesa ndaj Amerikës dhe duke politizuar Departamentin e Drejtësisë, në mënyrë të tillë që të ketë më shumë “butësi” me besnikët dhe ashpërsi me armiqtë. Duke urdhëruar hetime mbi industritë që nuk i pëlqejnë.
4.Duke pushuar nga puna prokurorët që e hetojnë
5.Duke pezulluar inspektorët e përgjithshëm të pavarur që kontrollojnë atë cfarë bëni e duke goditur çdo person që nxjerr informacione.
6.Duke injoruar komunitetin e inteligjencës. Cakton dhe këtu një drejtor të inteligjencës kombëtare më besnik ndaj tij sesa ndaj Amerikës. Kërkon besnikëri nga kreu i FBI-së.
7.Duke i mbushur gjykatat federale me gjyqtarë më besnikë ndaj jush sesa tij sesa ndaj kushtetutës.
8.Duke politizuar Departamentin e Mbrojtjes në mënyrë që drejtuesit të mbështesin cdo porosi të tij. I referohet atyre si “gjeneralët e mi”. duke urdhëruar ushtrinë të mbikqyrë protestuesit.
9.Duke pastruar partinë prej kujtdo që nuk ka besim ndaj tij dhe duke e shndërruar atë një kult pa tru e pa rrënjë.
10.Duke hequr qafe përvojën dhe ekspertizën e akumuluar në qeveri. Duke zhvlerësuar nëpunësit publikë të karrierës.
11.Duke shpërblyer donatorët dhe miqtë me dorezani, ulje taksash, subvencione, kontrata qeveritare. Duke vënë lobistët në krye të agjencive qeveritare. Duke shpërndarë në fshehtësi për korporatat 500 miliardë dollarë si ndihmë për pandeminë pa asnjë mbikëqyrje.
12.Duke trajtuar “butë” diktatorët, pa kritikuar abuzimet e tyre me të drejtat e njeriut. Duke u tërhequr nga traktatet ndërkombëtare.
13.Duke krijuar “dash për kurban”: demonizon emigrantët dhe bllokon azilkërkuesit në kufi edhe nëse janë fëmijë. Vendos një nacionalistë të bardhë në krye të politikave të emigracionit. Hedh fajin mbi myslimanët, meksinaët e kinezët.
14.Denigron dhe përqesh kritikët. I përshkruan kundërshtarët si “mbeturina njerëzore”. Sulmon mediat kryesore si shpërndarëse të “lajmeve të rreme” dhe “armike të popullit”.
15.Konfirmon komplote gjoja të udhëhequra nga paraardhësi dhe kundërshtari në zgjedhjet e fundit. Pa asnjë provë, akuzohet paraardhësi për “tradhëti”.
16.Minimizon kërcënimet reale për kombin, siç është një pandemi e përhapur me shpejtësi. Gënjeni për dështimin e vet në frenimin e saj. Inkurajon njerëzit të kthehen në punë, ndërsa pandemia përkeqësohet në pjesë të tëra të vendit.
17.Inkurajon mbështetësit e armatosur të “çlirojnë” shtetet nga zyrtarët e zgjedhur që nuk pajtohen me të.
18.Duke i kërkuar vendeve të tjera të hetojnë kundërshtarin elektoral dhe duke “përmbytur” mediat sociale me gënjeshtra për të.
19.Duke përdorur makineri të propagandës së djathtë si Fox Neës për ta mbushur vendin me lajem të rreme.
20.Duke “shtypur” votën e njerëzve që mund të votojnë kundër tij. Duke frikësuar votuesit me ngjyrë. Duke inkurajuar guvernatorët republikanë “ të pastrojnë listat e votuesve”.
21.Duke kërkuar të ndalojë votat me postë gjatë pandemisë. Pretendon, pas asnjë provë, se ato do të përdoren për mashtrime elektorale. Kërcënon të mbylle shërbimin postar amerikan.
22.Duke e shtyrë Vladimir Putin të hakerojë makineritë zgjedhore në SHBA, siç bëri në vitin 2016, por tani mund ta bëjë me më shumë përvojë dhe shkathtësi. I premton se në kthim, do të destabilizojë më tej Amerikën, dhe Nato-n. Ta lejojë madje edhe që të vërë shpërblim për të vrarë trupat amerikane në Afganistan.
23.Nëse sërish do të ndjejë rrezikune mosfitores, do të përpiqet të shtyjë zgjedhjet.
24.Dhe nëse sërish nuk do të votohet, do të refuzojë largimin nga posti duke kontestuar zgjedhjet me pretendimin e mashtrimit masiv dhe komplotit.
25.Shpall fitoren.
Memo për Amerikën, thotë ish sekretari amerikan i punës Robert Reich: kini kujdes nga lojrat e Trumpit. “Përhapni të vërtetën. Qëndroni vigjilentë. Luftoni për demokracinë tone”!.