
Prokuroria e Posaçme është njoftuar se në Gjykatën e Vienës, në Austri, është duke u kryer proçedura e ekstradimit të shtetases Stela Gugallja, nga Austria në Shqiperi, në zbatim të urdherit të kërkimit nderkombëtar për këtë shtetase.
Për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme ka percjellë nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për proçedurën e ekstradimit.
Advertisement
Deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtesisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit.
Advertisement
Stela Gugallja është shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.