
SPAK ka shpallur moskompetencen për dy kallezimet penale qe jane bere prane organit te akuzes ne lidhje me vrasjet ne bulevard ne protesten e 21 janarit 2011.
Kallezimet prane Prokurorise se Posame ishin bere nga qeveria përmes Ministrise Drejtësisë, por edhe nga PartiaSocialiste, ku ne thelb kerkesa ishte e njejte; për hapjen e hetimeve për ngjarjet e renda qe pasuan protesten e opozites se atehershme perpara kryeministrise.
Qeveria aktuale dhe PS e kanë cilësuar si vrasje shtetërore, ekzekutimin e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.
Kjo akuzë dhe kerkesa per rihapjen e hetimeve erdhi edhe pas bërjes publike të një audiopërgjimine media, ku pretendohet se shefi i gardës jepte urdhër për të qëlluar mbi protestuesit ne 21 janar 2011.
Mregjithate, SPAK ka vendosur të shpallë moskompetencën per kete ceshtje, duke ia kaluar dosjen për hetim Prokurorisë së Tiranës.