Kuvendi vendos/ Mocion me debat me Edi Ramën në 2 mars, demokratët të pakënaqur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi vendos/ Mocion me debat me Edi Ramën në 2 mars, demokratët të pakënaqur

Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës zhvillimin e mocionit me debat, me kohë pa limit me Kryeministrin Edi Rama më datë 2 mars.

 

 

Kërkesa për mocion pa debat është bërë nga opozita në Kuvend, pas publikimit të aferës Mcgonigal.

Advertisement

 

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku duke shpjeguar votën kundër theksoi se interpelanca duhet të ishte e menjëhershme dhe në momentin e parë që do të mblidhej seanca.

 

Advertisement

 

“Nuk mund të mblidhesh dot pa dakordësinë e kryetarëve të grupeve për një aktakuzë dhe të vendosësh datën 2 mars. Po shkelni rëndë rregulloren e Kuvendit. Na lejoni të debatojmë sot për çështjen që kemi kërkuar dhe më pas të vijojmë më pas me rendin e ditës”, tha Tabaku.

 

 

Advertisement

Drejtuesja e seancës së Kuvendit, Ermonela Felaj theksoi se në bazë të nenit 89 të rregullores së Kuvendit, kryetarja e Kuvendit ka vendosur bashkimin e kërkesës për interpelancë urgjente me mocionin pa debat.

 

 

Ajo tha se kryetarja e Kuvendit ka të drejtë të propozojë një datë bazuar në rregullore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy