“Kuvendi do të mblidhet!”/ Vokshi: Të marrin pjesë Basha e Bardhi, të jenë aty bashkë me demokratët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kuvendi do të mblidhet!”/ Vokshi: Të marrin pjesë Basha e Bardhi, të jenë aty bashkë me demokratët

Deputetja e PD, Albana Vokshi, në një lidhje me Skype në studion e lajmeve të Vizion Plus, ka folur lidhur me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD në 11 dhjetor.

Vokshi theksoi se e ka firmosur kërkesën për thirrjen e Kuvendit ndërsa theksoi se është mbledhur një numë I madh firmash teksa u shpreh e sigurt se ky Kuvend do të mblidhet.

“Unë e kam firmosur kërkesën për thirrjen e Kuvendit. Mund të them që ka shumë demokratë delegatë të cilët më kanë informuar që edhe ata kanë firmosur këtë kërkesë. Jam e sigurt që jo për një Kuvend, por janë mbledhur firma për dy Kuvende bashkë”, u shpreh Vokshi.

Më tej ajo tregoi edhe kërkesën e saj ndaj kreut të PD, Lulzim Basha pasi mori vendimin për përjashtimine ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi Parlamentar i PD.

Advertisement

“Unë që në ditën e parë që filloi historia, në datën 9 shtator kur Basha zgjodhi të na informonte, pasi e kishte bërë fakt të kryer përjashtimin e zotit Berisha, ajo ç’ka unë kam kërkuar është të hidhej në votim në forumet drejtuese. Kam kërkuar që vetë baza e PD të flas dhe të jetë ajo qe të vendosë, mos jetë vendim i një personi”, tha Vokshi.

Deputetja demokrate i bëri thirrje Bashës dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment bardhi të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, më 11 dhjetor.

“Unë e kam firmosur kërkesën sepse është bindja ime, ngjarjet më të rëndësishme duhe të ndodhin sepse baza e PD e kërkon një gjë të tillë. Kuvendi duhet të mblidhet, Kuvendi do të mblidhet! Ftoj zotin Basha e zotin Bardhi të jenë pjesë e Kuvendit, të jenë aty bashkë me demokratët”, theksoi Vokshi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy