“Pse nuk del të takosh demokratët”/ Basha tregon arsyen: Inatçorët janë futur në rrugë pa krye

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pse nuk del të takosh demokratët”/ Basha tregon arsyen: Inatçorët janë futur në rrugë pa krye

Kreu i PD Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët pse ai qendron në seli dhe nuk del të takohet me demokratët ashtu si po bën ish kryeministri Sali Berisha.

Basha u shpreh se nuk është nga ata që shfrytëzojnë momentin për të bërë garë se kush mbush më shumë sallat. Ai theksoi se është përmbajtur dhe do të vazhdojë të përmbahet.

“Unë kam dalë më shumë se çdo kryetar i partisë në këto 30 vite. Unë s’ jam nga ata që shfrytëzoj momente të tilla të bëj garë se kush e ka autokolonën më të gjatë dhe kush mbush më shumë sallat sepse e di që është një gare e lehtë. Kjo s’ është midis meje e Berishës, s’ ka qenë e s’ kishte për të qenë kurrë kjo situatë. Vendimmarja ka ardhur pas një vendimarrje të SHBA dhe interesit më të mirë të demokratëve e të nesërmes së shqiptarëve nuk ishte përcarja e partisë për interesa personale te Bashës e Basha. Kjo është arsyeja pse jam vetëpërmbajtur e do të vazhdoj të vetëpërmbahem. Çdo kush që është i paqarët dhe i zemërur të qetesohet dhe të qartësohet. Inatcinjve i them që rruga pa krue ku jeni fitur dhe abuzimi që i bëni gjendjes aktuale të ish kryetarit të PD, do ju vijë me faturën që nuk ua ka dhënë këto tetë vite”, u shpreh Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy