
Erion Veliaj inspektoi punimet në “Rrugën e Saraçëve”, një aks i cili lidh dy prej zonave më të populluara të qytetit, “Rrugën e Dibrës” dhe Pazarin e Ri.
“Rruga e “Saraçëve” është një rruge historike e Tiranës, por duhet të pranojmë se edhe ky realitet po ndryshon. Praktikisht, këtu bashkohen dy pjesë të Tiranës, Tirana e vjetër me Tiranën e re. Janë dy realitete që kanë nevojë të kenë të njëjtën cilësi në infrastrukturë”
Nga Njësia 8, kryebashkiaku tha se javën e ardhshme do të hidhet shorti për 159 apartamente të tjera në lagjen e re “5 Maji”.
“Për 159 familjet e lagjes fillon një jetë e re, një kapitull i ri, një lagje e re dhe një komunitet i ri te super banesat e projektuara nga Stefano Boeri, me fond të qeverisë shqiptare, të zbatuar nga Bashkia e Tiranës”.
Sipas Erjon Veliajt investimet e tjera që do të bëhen në njësinë 8 do të rrisin vlerën e pronës.