Kënd i ri lojrash në Tiranë/ Veliaj: Investimet po rrisin vlerën e pronës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kënd i ri lojrash në Tiranë/ Veliaj: Investimet po rrisin vlerën e pronës

Keto janë pamjet e këndit më të ri të lojrave në tiranë në rrugën Endri Keko. Në inagurimin e sheshit rekreativ kryebashkikau Erjon Veliaj tha se është pjesë e punës së bashkisë krijimi I hapësirave për fëmijët të moshuarit por edhe të rinjtë.

 

 “Sot jemi te këndi i 77-të në Tiranë. Ka qenë parim që çdo muaj në Bashkinë e Tiranës të kemi një kënd të ri lodrash. Kur mendoj se si filloi kjo punë me këndin e lodrave te liqeni, me president e me çudira, me politikanë me patllake e pistoleta, me polici, sherr e shamata, – shumë zhurmë për asgjë, – kupton që kur ne punojmë bashkë, bëjmë gjëra të mrekullueshme, kur ne e ndajmë mendjen që do pengojmë njëri-tjetrin, se është Astiri, se është teatri, se është këndi i lodrave, se është Pazari, se është Kalaja, se është sheshi, se është Bulevardi, ne vetëm prishim punë. Kjo do të thotë që ne e paskemi në dorë vetë. Po të bashkëpunojmë, fitojmë të gjithë. Po të mos bashkëpunojmë thjesht pengojmë njëri-tjetrin dhe harrojmë që te rruga, ose te parku që po pengojmë do luajnë të gjithë fëmijët dhe më vjen mirë që ky komunitet e ka kuptuar këtë, pavarësisht bindjeve, që, kur vjen puna tek fëmijët, i kemi të njëjta,” u shpreh Veliaj.

 

Advertisement

Sipas bashkisë investimet që transfromojë pronën në kryeqytet do të vijojnë përgjtë gjithë gjatësisë së Lanës.

 

“Do bëjmë të njëjtën gjë nga zgjatimi i Lanës në zonën e “Pallatit me Shigjeta” deri në Kashar. Kush e ka parë zgjatimin e Lanës nga Materniteti deri në Shkozë, pemët që mbollëm herën e fundit sa janë rritur, po të shohësh e gjithë pjesa e Lanës, ka marrë të njëjtën vlerë si pjesa buzë Lanës në Tiranën e vjetër. Për të gjithë ata që janë dyshues dhe mendojnë teori konspiracioni, të njëjtën gjë që bëmë këtu, nga Materniteti i Ri deri në Shkozë, do ta bëjmë edhe në anën tjetër, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar, që e gjithë kjo kërbishte e qytetit, pra ky aks kryesor të ketë të njëjtën vlerë, nga fillimi në fund. Pastaj, kur rregullohet rruga, vjen një linjë më e madhe autobusësh, nuk vijnë vetëm ata të vegjlit, por vjen një fizarmonikë. Kur vjen transporti publik e ke më kollaj edhe për krahun e punës dhe për të gjithë ata që vijnë nga një lagje te një tjetër, apo përdorin një korsi të biçikletave ekspres në Lanë,” tha kryebashkiaku Veliaj.

 

Advertisement

Në këtë park janë 300 metra katrore sipërfaqe e gjelbër, bimë dekorative kënd lojrash për fëmjë si dhe vënde parkimi.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy