
Disa fshatra të njësive administrative Qendër dhe Aranitas si dhe disa lagje të qytetit të Ballshit kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e shpërthimit të tre kabinave elektrike.
Sipas burimeve shkak është bërë një defekt teknik, ndërsa ende nuk dihen dëmet e shkaktuara.
Advertisement
Shpërthimet e njëpasnjeshme kanë ndodhur pranë kabinave elektrike në zonën e tecit pranë ish-Uzinës së Ballshit.
Grupet e OSHE-së ndodhen në terren për të bërë të mundur kthimin e energjisë elektrike.
Advertisement