minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Të gjitha gratë që vuajnë nga osteoporoza duhet të hanë çdo ditë këto ushqime - Struga.info


Të gjitha gratë që vuajnë nga osteoporoza duhet të hanë çdo ditë këto ushqime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Të gjitha gratë që vuajnë nga osteoporoza duhet të hanë çdo ditë këto ushqime

Osteoporoza e njohur ndryshe si “epidemia e heshtur e kockave” është një sëmundje që lidhet me humbjen e masës kockore. Gjatë osteoporozës kocka bëhet më poroze dhe më e thyeshme. Frakturat mund të ndodhin pas një rënieje fare të vogël apo dhe si rezultat i një aktiviteti/veprimi të zakonshëm të përditshëm. Frakturat më të shpeshta dhe më serioze janë ato të legenit dhe të shpinës.

 

Çuditërisht, osteoporoza është më e zakonshme sesa disa sëmundje të tjera të cilat kanë marrë sot vëmendjen e publikut. Afërsisht 30% e të gjitha grave mbas menopauzës në Amerikë dhe Europë kanë osteoporozë. Mjekët shprehen se një mjekim i përshtatshëm i kombinuar me ndryshime të stilit të jetës mund të ndihmojë personat e prekur ta mbajnë nën kontroll.

 

Advertisement

Ndryshoni stilin e jetesës dhe shtoni ushqimet e mëposhtme në regjimin tuaj ushqimor: 

 

Qumështi: Ekziston një arsye pse qumështi është burimi numër një i kalciumit për fëmijët. Qumështi pa yndyrë do t’ju kushtojë 90 kalori, por do t’ju japë 30% të dozës suaj ditore të kalciumit.

 

Advertisement

Djathi: Vetëm sepse djathi është i mbushur me kalcium nuk do të thotë që ju duhet të hani atë në mënyrë të tepruar. Vetëm disa kubikë të vegjël djathi përmbajnë më shumë se 30% të vlerës së tuaj të përditshme e kalciumit, kështu që duhet ta përdorim në mënyrë të moderuar. Shumica e djathrave përmbajnë një sasi të vogël të vitaminës D.

 

Vezët: Edhe pse vezët përmbajnë vetëm 6% vitaminë D të dietës suaj të përditshme, ato janë një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të marrë këtë lëndë. Vitamina D ndodhet me shumicë kryesisht tek vezët me lëvozhgë ngjyrë kafe.

 

Advertisement

Salmoni: Salmoni është i njohur përmbajtjen e acidit yndyror Omega-3 që është i shëndetshëm për zemrën, por një pjesë e këtij acidi yndyror që ndodhet tek salmoni përmban më shumë se 100% të vitaminës suaj D. Pra konsumoni sa më shumë salmon për zemrën dhe kockat tuaja.

 

Spinaqi: Spinaqi është jo vetëm i preferuar i Braccio di Ferro-s, por edhe të gjithë atyre që kanë probleme me shëndetin e kockave. Një filxhan spinaq i gatuar përmban pothuajse 25% të kalciumit të dietës suaj të përditshme, plus fibra, hekur dhe vitaminë A./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy