Trump, të martën në gjykatë; ish-Presidenti do të përballet për herë të parë me akuzat penale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trump, të martën në gjykatë; ish-Presidenti do të përballet për herë të parë me akuzat penale

Donald Trump do të bëhet të martën, ish-presidenti i parë amerikan që do të përballet para gjykatës me akuza penale, të ngritura fillimisht nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg dhe mbështetur nga një juri e madhe e Nju Jorkut të enjten.

 

Akuzat nuk janë bërë publike, por hetimet janë përqendruar në pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels, për një marrëdhënie intime që ajo pretendon se ka patur me ish-presidentin. 

 

Advertisement

Donald Trump, i cili kandidon sërish për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, e ka kundërshtuar aktpadinë, duke e konsideruar atë një persekutim politik dhe ndërhyrje për shkak të zgjedhjeve.

 

Reagimet në lidhje me padinë ndaj tij janë të ndryshme.

 

Advertisement

Ish-Prokurori federal, Neamah Rahmani, e sheh atë si një zhvillim historik dhe thotë se i njëjti shembull duhet ndjekur edhe për akuza të tjera ndaj Trump. Ndërsa mbështetësit e tij, pas njoftimit për ngritjen e padisë penale, u mblodhën jashtë rezidencës së tij në Florida.

 

Ende nuk dihet nëse gjykatësi do t’i pranojë si të vlefshme akuzat penale të Prokurorit, për të zhvilluar një proces gjyqësor, apo do t’i hedhë ato poshtë. Në kushtet kur bëhet fjalë për një ish-president, autoritetet po marrin masa sigurie në Nju Jork, për të shmangur çdo lloj incidenti.

 

Advertisement

Ekspertët kushtetues thonë se pavarësisht ngritjes së akuzave penale, kjo nuk do ta ndalojë zotin Trump të kandidojë për president, madje edhe në rast dënimi të tij, thonë ata, ai do ta merrte sërish detyrën, nëse fiton.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy