![Trump rikthehet në Facebook, ish presidenti poston për herë të parë pas dy vjetësh](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/03/skynews-donald-trump-facebook_6051936-711x400.png)
Ish-presidenti i shba, Donald Trump është rikthyer në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram pas më shumë se dy vitesh. Ish kreu i Shtëpisë së Bardhë ka postuar në Facebook për herë të parë që nga 6 janari 2021, dita kur u shënuan sulmet ndaj kapitolit.
“U ktheva! më falni që ju kam lënë në pritje. ka qenë punë e komplikuar” – ka shkruar Trump krahas një video nga nata kur u zgjodh president.
Kthimi i Trump në Facebook rikthen aksesin e tij në rrjetet sociale në fillim të garës presidenciale të vitit 2024. Llogaritë e ish-presidentit në Facebook dhe Instagram ishin bllokuar dy vite më parë për tu riaktivizuar në fillim të muajit të kaluar.
Megjithëse Twitter ishte platforma e preferuar e ish-presidentit Trump në zgjedhjet e mëparshme, ai është mjaft popullor në Facebook dhe Instagram, ku numëron më shumë se 50 milionë ndjekës.