
Një 50-vjeçar në Lezhë ka ndërruar jetë tragjikisht gjatë punës. Policia njofton se 50-vjeçari, Ndue Gjinaj, ka rënë aksidentalisht nga lartësia teksa po punonte në fabrikën e tij.
Ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Advertisement
“Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen eplote të rrethanave të aksidentit.
Advertisement