
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë janë lënduar tre pasagjerë.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Qafë Thanë – Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. Rr., 34 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. K., 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi E. Rr.dhe shtetasit I. B., rreth 65 vjeç dhe N. K., 73 vjeçe (pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin P. K.), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Advertisement
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.