Aksident në aksin Librazhd-Qafë-Thanë/ Plagosen tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në aksin Librazhd-Qafë-Thanë/ Plagosen tre persona

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhe-Qafë Thanë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Si pasojë e këtij aksident, janë plagosur tre persona, të cilët ndodhen në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Librazhd/ Informacion paraprak

 

Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë,  në fshatin Pishkash, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin K.S., 24 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin M.T., 30 vjeç, banues në Belsh.

 

Advertisement

Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit P.S., dhe Z.Xh.,( e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve), të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip “Ford”, si dhe shtetasja Sh.T., e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy