
Për të tretën herë në Gjykatën e Posaçme dështon seanca për fillimin e gjykimit për Inceneratorin e Elbasanit.
E pandehura Jonida Zeqo e cila hetohet në arrest shtëpie nuk është gjetur në banesë. Në këto kushte prokurori Klodian Braho i kërkoi gjykatës të shpallet në kërkim.
Advertisement
Ndërkohe sipas gjykatës Zeqo kishte dërguar një email në adresë të GJKKO ku deklaronte se ishte në dijeni të procesit dhe kërkonte gjykim të shkurtuar.
Ky email nuk u mor parasysh nga gjykata e cila deklaroi se Zeqo i fshihet drejtësisë.
Advertisement
Seanca u shty edhe për mungese të avokatit Ardian Leka që mbron Klodian Zoton .
Gjykata pezulloi afatet e paraburgimit për të pandehurit deri në seancen tjetër që u la në 5 maj, ora 14:30.
Advertisement